Politizimi e ka degraduar arsimin deri në atë shkallë, saqë rezultatet negative janë evidente. Kështu deklaroi në intervistën dhënë “Zërit” drejtori i Qendrës për Arsim të Kosovës, Dukagjin Pupovci.
Sipas tij, lidhjet politike i dobësojnë linjat e përgjegjësisë dhe të llogaridhënies që është aspekti tjetër i degradimit në arsimim
Drejtori i Qendrës për Arsim të Kosovës, Dukagjin Pupovci, në intervistën dhënë për “Zërin” apelon te institucionet vendore që të sigurohet buxhet për zbatimin e Strategjisë 5-vjeçare të Arsimit, e cila parashikon një buxhet prej 176 milionë eurosh.
Ai kërkon që të zbatohen strategjitë e aprovuara në sigurimin e cilësisë në arsim, të forcohet llogaridhënia dhe të analizohen shkaqet që kanë sjellë deri tek rezultati i dobët në testin e PISA-s.
Pupovci thotë se nuk duhet t’i adresohet gjithë përgjegjësia ministrit të Arsimit, sepse testi është mbajtur vetëm tre muaj pasi ministri aktual e ka marrë mandatin.
“Një numër i këtyre nxënësve mund të kenë njohuri solide, por nuk janë aftësuar t’i zbatojnë ato në praktikë. Deri në fund të viteve të 80-ta shkolla jonë ka qenë e bazuar në modelin sovjetik, i cili nuk e ka kultivuar aspektin praktik të njohurive. Në vitet e nëntëdhjeta ka luftuar për mbijetesë, ndërsa në shekullin XXI, siç po shihet nga rezultati, nuk ka arritur të përqendrohet në aftësimin e nxënësve për t’i zbatuar njohuritë në jetë”, tha ai.
Pacolli: Mirësia është ajo që i bën njerëzit të dallojnë ndë...
Organizohet pritje për grupin që ka punuar në përgatitjen dh...
Rohde provon shtegun e ri të biçikletave në Pejë: Ua rekoman...
Arne Slot zgjedh “ushtarët” e tij në “betejën” ndaj Real Mad...
Befason trajneri i Lille, lë Zhegrovën në bankë rezervë ndaj...
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera