Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska pas miratimit të koncepti i ri për arsim Qeveria, në paraqitjen e saj të sotme u bëri thirrje mësimdhënësve që të kyçen në përpilimin e plan-programit për vitin shkollor 2021-2022.
Ajo tha se koncepti i ri është i disponueshëm edhe për publikun.
“Sot do të bëjmë edhe thirrje publike, për të cilën unë mendoj se tashmë duhet të jetë shpallur, ndërsa ka të bëj me përgatitjen e plan-programeve për vitin shkollor 2021/2022, prej klasës së parë deri në të katërtën, e që do të nis pas konceptimit të ri. Unë u bëj thirrje të gjithë mësuesve dhe profesorëve që të përfshihen në përgatitjen e programit sepse është me të vërtetë e rëndësishme për kapacitetin kombëtar”, tha mes tjerash Carovska.
Ajo shtoi se përveç cilësisë në arsim, edhe infrastruktura arsimore është njëri nga elementët kyç në procesin arsimor./Telegrafi/
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit