Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka nënshkruar sot marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesit e Caritas-it Zviceran, me të cilën mbështetet Strategjia Kombëtare për Edukimin Parashkollor.
Marrëveshja ka për qëllim promovimin e një edukimi gjithëpërfshirës parashkollor në Kosovë, në përputhje me standardet e zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme dhe lehtësimin e integrimit të fëmijëve në sistemin e edukimit parafillor në Kosovë.
Ministri Bajrami, me këtë rast theksoi se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të investojë në edukimin parafillor, sepse investimi në zhvillimin e fëmijërisë së hershme është investim në të ardhmen e një shteti.
Bajrami vlerësoi se me nënshkrimin e kësaj Marrëveshje me Caritas-in Zviceran, do të investohet në ngritjen e kapaciteteve dhe standardeve të ofrimit të arsimit parafillor.
Krystyna Marty Lang, ambasadore e Zvicrës në Kosovë tha se projekti i Caritas-it Zviceran është në harmoni me Strategjinë Kombëtare të Kosovës për Edukimin Parashkollor që është i sponsorizuar nga MAShT dhe nënshkrimi i sotëm konfirmon mbështetjen e palëkundur të Zvicrës për Kosovën.
Ndërsa, shefi i misionit të Caritas- it Zviceran, Kreshnik Basha tha se përmes këtij projekti, Caritas-i do të ofrojë mbështetje për arsimim parashkollor në tërë Kosovën./arbresh.info/
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...