Çantat e mbingarkuara të nxënësve shqetësim për prindërit

09:57 | 10 Shtator 2015
Arbresh.info

Kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Bajram Beqiri ka ngritur si shqetësim peshën e rendë të çantave ,veçanërisht për nxënësit e klasave fillore nga klasa e pare deri në klasën e pestë ,ku pesha e çantave është rreth 20% e peshës trupore të fëmijëve deri sa me standardet e përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetit, parashef që ngarkesa fizike të fëmijët nuk guxon të kalojë 10 përqindëshin e peshës trupore të fëmijëve.

Sipas tij, prindërit janë të vetëdijshëm që planprogramet aktuale të cilat i ka hartuar Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë parashohin të gjitha ato tekste,por është momenti i fundit që Qeveria dhe Komunat e Kosovës urgjentisht ta trajtojë këtë problem mjaft shqetësues i cili ndikon drejtpërsëdrejti në shëndetin e fëmijëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme