Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi ka vizituar punëtorinë e demokracisë “Demos-ti”, ku gjatë kësaj dite kanë zhvilluar aktivitetin e tyre nxënësit e klasës së gjashtë të shkollës “Ali Kelmendi” në Vushtrri.
Këtë projekt të Kuvendit të Kosovës, që implementohet nga OJQ “Toka” me nxënësit e Kosovës nga kl. 5 – 9, ministri Bytyqi e vlerësoi si shumë të dobishëm, pasi që u mundëson fëmijëve që të njoftohen për funksionimin e institucioneve.
“Organizimet dhe projektet e tilla janë të dobishme për edukimin e fëmijëve. Ky projekt është i rëndësishëm, sepse i ofron fëmijët më afër institucioneve njëkohësisht ju jep informata më të hollësishme për organet qeverisëse në vend”, tha ai.
Tutje në komunikatë thuhet se gjatë kësaj vizite, Bytyqi ka bashkëbiseduar me nxënësit dhe është intervistuar nga ata. Ministri iu tha atyre se po punohet shumë që t’iu ofrohet nxënësve të gjithë Kosovës një arsim cilësor. Ndërsa, i ka uruar ata që të arrijnë suksese të larta në mësime në vitin që po vjen.
Drejtoresha e organizatës, “Toka”, Jehona Gjurgjeala tha së projekti “Demos-ti” ka për qëllim që të ju ofroj fëmijëve të të gjitha shkollave në Kosovë mundësinë që të jenë më afër institucioneve të Kosovës.
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të