Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, shpreson që testi PISA në këtë vit do të fillojë dhe do të përfundojë mbarë, dhe se pritjet janë që rezultatet e këtij testi të jenë më të mira se ato të vitit 2015.
Në një intervistë për Telegrafin, ministri Bytyqi ka folur edhe për çështjen e grevës të paralajmëruar të mësimdhënësve, duke thënë se vazhdimisht ka pasur takime me SBAShK-un. Ai thotë se ka qenë përpjekje e tyre e vazhdueshme që Ligji për punëtorët e arsimit të viteve ’90-ta të shkojë sa më shpejt në Parlament, ndonëse duket se ka probleme me buxhet.
“Qeveria është duke punuar dhe do të gjejë masa sa më të shpejta që ligji të shkojë në Parlament dhe kemi kërkuar mirëkuptim nga SBAShK-u, të mos futen në grevë mësimdhënësit për arsye se vërtetë jemi në një fazë të rëndësishme këtë vit, sepse po mbahet testi PISA. Kemi kërkuar që të mos dëmtohet ky proces, sepse është proces i jashtëzakonshëm për neve dhe për Kosovën”, ka theksuar Bytyqi.
Për testin PISA ai është shprehur se është bërë përgatitje dhe pritet më shumë sukses.
“Presim shumë që në testin PISA 2018 të kemi më shumë sukses sesa në PISA 2015, kjo për faktin se komisioni i emëruar me vendim të ministrit, ka bërë një punë shumë të madhe rreth përgatitjeve për këtë test të rëndësishëm. Është bërë një përgatitje e jashtëzakonshme dhe për herë të parë në secilën shkollë ku mbahet testi PISA secili nxënës e din peshën dhe rëndësinë e këtij testi dhe përmendet PISA, në krahasim me vitin 2015 që vetëm ditën kur janë futur në test nxënësit e kanë ditur që po mbahet testi”./Telegrafi
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...