Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim për kompenzimin e tre ditëve të humbura të mësimit në të gjitha shkollat e Kosovës gjatë dimrit, për shkak të kushteve atmosferike.
Sipas këtij vendimi, në gjithë nivelin e arsimit parauniversitar, duhet të zëvendësohen ditët e humbura të mësimit gjatë datave 28.02.2018, 01.03.2018 dhe 02.03.2018.
Në bazë të vendimit të ministrit Bytyqi, të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit obligohen që të informojnë me shkrim MAShT-in për ditët e kompenzuara.
Po ashtu, komunat që tashmë i kanë kompenzuar këto ditë të humbura të mësimit, duhet të sjellin dëshmi në MAShT për kompenzimin e tyre.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...