Bytyqi: Datë e përpjekjes së sakrificës së popullit tonë

09:45 | 7 Mars 2018
Arbresh.info

Me rastin e 7 Marsit Ditës së Mësuesit,  Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka organizuar ceremoninë  e ndarjes së çmimit tradicional “ Shaban Jashari”, për mësuesin më të mirë të vitit.

Po ashtu gjatë kësaj ceremonisë janë nda edhe mirënjohje edhe për mësuesit e përzgjedhur nga Drejtoria  Komunale e Arsimit nga secila komunë, raporton arbresh.info.

Ministri I Arsimit, Shkencës dhe Tekonologjisë, Shqyiri Bytyqi gjatë kësaj ceremonie ka thënë se vërtet sot është një ditë shënuar një ditë e veçantë dhe është një kënaqësi e madhe të mbledhehmi këtu për ditën e mësuesit 7 marsit.

Po ashtu ai ka thënë se 7 Marsi është një datë  e rëndësishme.

“7 Marsi është një datë që dhe ka qenë gjithmonë një datë e rëndësishme sepse ne  përkujtojmë një angazhim të vazhdueshëm të mësimdhënësve nëpër kohë që fëmijët tanë të edukohen edhe në kohërat më të vështira”, tha Bytyqi.

Ai shtoji se është një datë historike dhe daton shumë herët dhe është një datë e përpjekjes dhe sakrificës.

“Përveç një datë historike që daton shumë herët si një datë e mësuesit si një datë e përpjekjes së sakrificës të popullit tonë për dije dhe për një uri të jashtëzakonshme që ishte paraqitur gjithmonë dhe kërkesë e jashtëzakonshme për të fituar”, u shpreh ai.

Kjo festë sikur çmohet dhe u vlerësohet edhe më shumë.

Po ashtu Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi tha se na presin shumë angazhime.

“Na presin shumë angazhime kemi nevojë që standardi i arsimit të jetë në një nivel tjetër. Nëse të gjithë angazhohemi, do t’ia dalim që të kemi një sistem më të mirë arsimor dhe të rinjtë tanë të jenë në të njëjtin nivel me të gjithë të rinjtë e vendeve tjera”, tha Bytyqi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme