Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, GIZ-i dhe të 10 organizatat bashkëpunuese të fushatës “Të gjithë së bashku për arsim më të mirë në Kosovë”, janë zotuar se do të punojnë së bashku për ta bërë prioritet arsimin në Kosovë.
Ky zotim u bë me rastin me rastin e lansimit të fushatës për arsim më të mirë në Kosovë nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, me moton “Arsimi në dorën tënde”.
Me këtë rast, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi, tha se Kosova e ka rinin më të mirë dhe duke e pas këtë rini ai tha se duhet të kenë më pak fjalë dhe të marrin më shumë përgjegjësi.
Ai i zotua që do ta marrin përgjegjësinë që arsimin ta bëjnë prioritet në Kosovë, pasi që sipas tij pa e pasur arsimin prioritet në fushat tjera gjithmonë do të ketë ngecje.a
“Ajo çka na mbetet obligim dhe ajo që sot jemi këtu është që të kemi vërtetë pak fjalë dhe të marrim më shumë përgjegjësi. Përgjegjësia jonë është që të fillojmë një lansim për një arsim më cilësor në Kosovë, deri sa kemi rininë më të mirë, rina ka nevojë që të ketë një shans shumë më të mirë, që të ketë mundësi më të mira që të edukohet në frymën e standardeve evropiane. Andaj, të nderuar nxënës ne sot po zotohemi këtu së bashku me partnerët tanë që të marrim përgjegjësi që vërtetë arsimin ta bëjmë prioritet në Kosovë. Pa e marrë arsimin prioritet në Kosovë fushat tjera gjithmonë do të ngecin dhe nuk do të kenë zhvillimin të cilin ka nevojë ta ketë Kosova”, tha ai.
Minsitri Bytyqi ju bëri thirrje të gjithë mësimdhënësve që së bashku fëmijëve të ju ofrojnë një edukim cilësor dhe një arsim më të mirë.
Ndërsa, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ju drejtua fëmijëve të pranishëm duke ju thënë se edhe atij i mungon arsimi pasi që nuk flet gjuhën shqipe.
Gjithashtu, ai mori shembull testin Pisa, ku tha se rezultati ka tregusr se të gjithë do të angazhohen që të marrin pjesë në mënyrë që ta bëjnë arsimin më të mirë.
“Edhe në Gjermani kemi pasur testimin dhe raportin për Pisa para 15 vitesh dhe nuk ka qenë rezultat aq i mirë, e shihnim se ka edhe shumë punë për tu bërë. Por, ai rezultat tregoj se të gjithë duhet të marrim pjesë në mënyrë që ta bëjmë arsimin edhe më të mirë. Ju të gjithë këtu jeni e ardhmja e Kosovës, secili prej jush ka ëndrra dhe dëshironi ti bëni ato realitet dhe kjo është shumë e vështirë sepse nëse ju kujtohet ajo kulla që ua paraqita ajo kullë ngjitet ngadalë, hap pas hapi për të realizuar ëndrrat tuaja. Ju duhet të punoni për këtë, prindërit tuaj duhet të punojnë për këtë, mësimdhënësit tuaj duhet të punojnë për këtë, qeveria duhet të ju ofrojë juve mundësinë që ti realizoni këto në mënyrë që të jeni rinia më e mirë në botë”, tha ai.
Ndërkaq, Brandao Co, shef i Zyrës së UNICEF-it për Kosovë, tha se janë bashkuar në këtë nismë për të mbështetur Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në përpjekjet e saj që ta bëjnë cilësinë e arsimit prioritetin kryesor të institucioneve të Kosovës.
“GIZ-i, UNICEF-i si dhe akterët e tjerë kanë bashkuar forcat që të mbështesim Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në përpjekjet e saj që ta bëjnë cilësinë e arsimit prioritetin e parë të institucioneve të Kosovës. Kjo fushatë është thirrje për veprime të reja drejt përmirësimit të cilësisë së arsimit, si dhe ti bëjnë institucionet, komunitetin dhe prindërit më të përgjegjshëm ndaj çështjeve që ndikojnë në cilësinë e arsimit. Presim që kjo të përkthehet në rritje të investimeve dhe në rritje të cilësisë së mësuar për secilin fëmijë. Pra, kjo fushatë ka synimin që të mobilizoj të gjithë partnerët, prindërit, komunitetin në mënyrë që të përmirësohet cilësia e arsimit”, tha ai.
Ai tha se UNICEF-i do të jetë gjithmonë i gatshëm të ndihmojë Kosovën në rritje të cilësisë së arsimit.
Fillimi i fushatës u shoqërua edhe me muzikë, ngjyrosje të fytyrës, pantomime si dhe aktivitete të tjera. Po ashtu, është shfaqur edhe premiera e videos së parë të kësaj fushate “Arkitektja e Ardhshme e Kosovës”
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...