Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi tha sot se qeveria duhet ta ketë obligim përgatitjen e të rinjve për tregun e punës.
Në konferencën e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës ku u diskutua për shoqërinë e bazuar në dije si strategji për zhvillim më të shpejtë ekonomik, ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi tha se duhet të jetë obligim përgatitja e të rinjve për tregun e punës.
“Përgatitja e rinisë për ballafaqim me tregun e punës duhet të jetë obligimi ynë”, tha Bytyqi.
Edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica foli për tregun e punës dhe papunësinë.
“Për të arritur synimet tona duhet një bashkëpunim i institucioneve të vendit me qëllim të ngritjes së kapaciteteve“, tha Reçica.
Ndërsa Alessandra Roccasalvo, përfaqësuese nga UNDP-ja tha se tani është koha që të krijohen vende të punës në Kosovë dhe të përmirësohet arsimi.
Në konferencën e sotme shkencore ndërkombëtare të organizuar nga Fakulteti Ekonomik, i pranishëm ishte edhe rektori i UP-së Marjan Dema.
Demës i pëlqeu prania në konferencë e zyrtarëve shtetërorë.
“Prezenca e zyrtarëve të qeverisë në këtë konferencë tregon se ata kanë një interes për ndryshim”, tha Dema.
Rektori konferencën e organizuar nga ekonomiku e vlerësoi “një hap tutje për të hapur rrugë bashkëpunime akademike”.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?