Google ADS

But Dedaj zgjedhet dekan i Fakultetit Ekonomik (Foto)

15:50 | 1 Shkurt 2016
Arbresh.info

Profesori But Dedaj votohet në postin e dekanit të Fakultetit Ekonomik.

Profesori But Dedaj është zgjedhur dekan i Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme që kanë filluar në këtë institucion të arsimit të lartë.

Dedaj është votuar nga 23 anëtarë të Këshillit të Fakultetit kundrejt 17 votave sa ka marrë rivali i tij Rrustem Asllanaj.

Deri më tani, dekan i këtij fakulteti ka qenë Skënder Ahmeti.

Pas marrjes së këtij posti, Dedaj shpalosi programin e tij zgjedhor duke thënë se u shpreh se objektiv kryesor është që Fakulteti Ekonomik të përafrohet me universitetet e Evropës.

Ai përmendi disa elemente në bazë të të cilave mendon të menaxhojë si dekan i këtij fakulteti.

“Elementi dytë që mendojmë të bëjmë ka me qenë forcimi i katedrave. Ne nuk jemi të organizuar në katedra por në programe, por edhe programet si të tilla mendimet duhet të merren ma tepër në programe dhe këshilli të miratojë vetëm vendimet qe merren në programe. Shefat e programeve duhet të jenë shumë më aktivë”, tha Dedaj.

Dkani i ri tha se si synim tjetër të tij është punësimi i stafit akademik që njeh gjuhën angleze.

“Avancim dhe prioritet do të jepet stafit mësimdhënës të cilët kanë kryer ose komunikojnë anglisht me institucionet e arsimit të lartë në Kosovë. Do të organizoj trajnime për stafin mësimdhënës, ne kemi eksperienca që asistentët që pranohen asnjë dite trajnim nuk e kanë dhe drejtpërsëdrejti shkojnë në klasë të mësimit. Duhet të ketë trajnime shtesë para se me fillu asistentë, do të mbështes asistenteë, ata janë kthyer në administratë duke shërbyer vetëm në monitorim të provimeve në fotokopje në përcjellje të provimeve”, shtoi ai.

Dedaj u zotua se tash e tutje punimet e diplomës së nivelit Bachelor, Master dhe ato të doktoratës do të publikohen online në ëebfaqen e UP-së.

CV e tij e publikuar në ëebfaqen e Universitetit të Prishtinës tregon se Dedaj në vitin 2012 në Universitetin e Prishtinës ka përfunduar studimet e doktoratës në fushën e Shkencave të Ekonomisë. Ai ka disa punime shkencore dhe publikime në revista ndërkombëtare në Çeki dhe Francë.

Zgjedhjet për dekanë nëpër njësitë akademike të UP-së kanë filluar sot, ndërsa pritet të zgjasin deri të mërkurën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme