Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, ka pritur sot në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Jan Braathu. Në këtë takim e pranishme ishte edhe prorektorja për buxhet dhe financa në UPHP, Myrvete Badivuku – Pantina si dhe shefi i seksionit të mediave nga Departamenti i Demokratizimit në OSBE, Dane Koruga.
Rektori Dema njoftoi ambasadorin Braathu me zhvillimet në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, misionin dhe vizionin e këtij institucioni, si dhe komfor tyre, u diskutua për gjetjen e mundësive të bashkëpunimit në mes të UPHP-së dhe misionit të OSBE-së në Kosovë.
“Për rreth dy vite kemi arritur të implementojmë standarde të cilat mundësojnë qasje të barabartë për të gjithë, në të gjitha aspektet e funksionimi të Universitetit të Prishtinës. Njëherësh, kemi hapur disa qendra dhe zyre të reja, i kemi rifunksionalizuar shumë sosh të themeluara më parë, të gjitha në kuadër të rrugëtimit tonë drejt sigurimit të një ambienti sa më cilësor të mësimdhënies dhe mësimnxënies në Universitetin tonë”, tha Dema ndër të tjera.
Në anën tjetër, ambasadori Braathu tha që ndjehet shumë i lumtur që sot gjendet në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Ai përgëzoi Rektorin Dema për ndryshimet e bëra në UPHP, të cilat sipas tij nuk është e lehtë t’i realizosh. “Universiteti i Prishtinës është institucioni kyç nga i cili mund të lindin ndryshimet pozitive në Kosovë. UP-ja është institucion jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin”, potencoi Braathu.
Në këtë takim, theks i veçantë iu kushtua mundësive të bashkëpunimit në mes të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Kosovë, ku palët u dakorduan për realizimin e disa projekteve që parashihnin ligjërata të përbashkëta për studentët e UPHP-së, kryesisht në fushën e medias dhe ligjit.
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...