Është shënuar 72 vjetori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, ku u hap edhe ekspozita me veprat e shkrimtarit dhe përkthyesit Esad Mekuli me rastin e 100 vjetorit të lindjes së tij.
Drejtori i Bibliotekës, Fazli Gajraku, tha se themelimi i bibliotekës më 25 nëntor 1944 në Prizren dhe fillimi i punës së saj në Prishtinë, është vendi ku lexohet më së shumti.
“Themelimi i kësaj biblioteke në vitin 1944 mund të perceptohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme të kulturës shqiptare të Kosovës. Kemi parasysh që nuk ka edhe një vend tjetër ku është grumbulluar dhe ruhet më përfaqësueshëm dhe më masivisht kultura shkrimore e Kosovës. Nuk ka edhe një bibliotekë ku lexohet më shumë e gjendet më shumë material për kulturën e Kosovës”, tha ai.
Kurse, vajza e Esad Mekulit, Drita Mekuli, foli për krijimtarinë e babait të saj, ku tha se qëllimi i tij i vetëm ishte arsimimi i popullit.
“Kur e mendoj jetën e prindit tim e shoh një jetë sa të pasur e komplekse, aq edhe sfidues në një kontekst shumë të vështirë historik që kërkonte shumë mend dhe mund që në rrethanat e asokohshme shoqërore dhe politike, në shumicën e kohës anti-afirmuese dhe jo dashamirëse për popullin shqiptar, si dhe akteve represive dhe agresive në periudha të caktuara që të gjendet një rrugë, një mënyrë, një mundësi e cila do të siguronte progresin e qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm arsimor dhe kulturor të popullit shqiptar, normal krahas formave tjera të rezistencës”, ka thënë ajo.
Kurse, autori i shumë librave shqipe, Agim Vinca, foli për krijimtarinë dhe veprimtarinë e Esad Mekulit, bibliotekën e të cilit familja Mekuli ia dhuroi Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.
“Unë biri yt poet, unë biri yt besnik dhe poet, këto vargje besoj se i di përmendsh shumëkush nga ju, këto janë vargje të poezisë “Popullit tim” të Esad Mekulit me të cilën hapet libri i tij emblematik “Për ty”, botuar në vitin 1955 dhe ribotuar edhe dy herë të tjera më vonë. Janë vargje që i shkroi njeriu që lindi 100 vjet më parë në qytezën e bukur të Plavës në Mal të Zi deh pastaj si djalosh i ri kaloi Qakorrin dhe erdhi në Pejë për tu shkolluar. Natyrisht ishte koha kur shkolla në gjuhën shqipe nuk kishte dhe kur gjuha shqipe ishte siç e thotë edhe poeti e ndaluar”, theksoi Vinca.
Drejtori i Bibliotekës, Fazli Gajraku, tha se biblioteka e cila kishte nisur punën me pak rafte dhe një numër të vogël të librave, tashmë numëron rreth 2 milionë materiale bibliotekare dhe 5 mijë e 500 metra katrorë hapësirë objektive.
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...
Vajzat e Kosovës U19 mposhten nga Gjermania
Hamza pritet në takim nga Begaj: Nëntori, muaji që shto dinj...
Një letër dashurie për Sarën dhe skena xhelozie nga Anisa, ç...