Google ADS

BE pajis sallën e edukatës fizikë në një shkollë në Gjakovë

15:04 | 20 Prill 2015
M. A.

Salla e edukatës fizike në Shkolla fillore “Mazllum Këpuska” në Gjakovë, është pajisur me pajisje të reja.

Këto pajisje  vijnë pasi që është nënshkruar marrëveshja në mes të Komunës së Gjakovës dhe Bashkimit Evropian ne kuadër të  projektit  për stabilizimin e komunave, implementuar nga IOM.

Kjo është marrëveshja e tretë që Komuna e Gjakovës e fiton nga Bashkimi Evropian si vazhdimësi e dy projekteve të implementuara vitin e kaluar.

Njëri projekt është implementuar për terrenin sportiv në fshatin Hereq dhe tjetri për parkun sportiv në lagjen Qyl, në Gjakovë.

Vlera e të dy projekteve është mbi 40,000 Euro, ndërsa bashkë me projektin e tretë Komuna e Gjakovës është përfituese e 53.000 eurove nga Bashkimi Evropian, njoftoi komuna./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme