Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, në seancën e Kuvendit të Kosovës, të enjten, ka bërë të ditur se tashmë ka një vendim qeveritar, sipas të cilit Ferizaj do të bëhet me Universitet të Shkencave Aplikative, shkruan KD.
“Unë do të takohem këto ditë me kryetarin e Ferizajt, Muharrem Svarqa, dhe do të diskutojmë për disa detaje, ndërsa brenda dy javësh mund të kemi ratifikimin e vendimin për Universitetin e Ferizajt”, ka thënë ministri Bajrami, pasi është pyetur për këtë çështje nga deputeti ferizajas, Elmi Reçica.
Themelimin e Universitetit e kanë mirëpritur në Ferizaj dhe në komunat e tjera që i takojnë këtij rajoni. Kryetari Muharrem Svarqa ka vlerësuar me këtë rast se i vetmi universitet alternativ që ka merituar të themelohet para të gjitha universiteteve në rajone të tjera ka qenë ai në Ferizaj.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...