Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka uruar mësimdhënësit dhe nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor në mbarë territorin e Kosovës.
Në urimin e tij, ministri Bajrami thotë se 1 shtatori është një datë shumë e rëndësishme në kalendarin e jetës tonë, sepse kjo datë shënon një ngjarje të veçantë: fillimin e mësimit, pas një pushimi të gjatë.
“Jam i sigurt se të gjithë ne do të punojmë së bashku që vërtetë ky vit shkollor të jetë i suksesshëm, të rezultojë me ngritjen e cilësisë, me një angazhim të gjithëmbarshëm të shoqërisë kosovare, sepse nuk ka prioritet më të madh se sa investimi në edukim”, thuhet në urimin e Bajramit.
Për mësimdhënësit, ministri i Arsimit tha se janë shtylla e arsimit, ndërsa theksoi se shekulli i ri kërkon edhe më shumë angazhim dhe përkushtim në përgatitjen e nxënësve.
“E ardhmja si një shtet i zhvilluar dhe i përparuar, është pikërisht në duart tuaja sot. Ne do të jemi gjithmonë afër juve, që së bashku të realizojmë synimin për cilësi. MAShT do të krijojë mundësi të reja për përgatitjen tuaj, që të jeni sa më kompetent në punën tuaj”, ka thënë më tej Bajrami.
Ndërkaq, ministri Bajrami pati edhe një urim për të gjithë ata fëmijë që për herë të parë do të ulen në bankat e shkollës.
“Mirë se erdhët në shkollë, vogëlushë të klasës së parë! Urime edhe për të gjithë nxënësit e klasave të tjera. Shpresoj të keni motivimin e duhur për të marrë dije, në mënyrë që nesër të jeni të aftë për ndihmuar familjen dhe shoqërinë”, përfundon urimi i Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami.
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...