Sot, u shënua tre vjetori i themelimit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara ne Ferizaj, me ç’rast është hapur edhe ekspozita me punime të studentëve të këtij Universiteti, të cilat për temë kishin dizajnin e brendshëm.
Për vizitë ishte edhe Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, pati disa fjalë për një nga institucionet më të mira të arsimit të lartë të vendit.
“Resursi kryesor i vendit janë rinia për të cilën kemi detyrim të punojmë e krijojmë kushte të mira shkollimi, ndërsa modeli i këtij institucioni është model i vendeve të zhvilluara evropiane , ku ndërlidhet teoria me praktikën,“ tha ministri Bajrami, shkruan arbresh.info.
Ai paralajmëroi se së shpejti do të ketë edhe programe për master dhe se “një ditë ky Universitet do të jetë gjenerator i zhvillimit ekonomik të qytetit të Ferizajt dhe Republikës së Kosovës.”
Rektori i këtij Universiteti, Agron Bajraktari , ka falënderuar ministrin Bajrami dhe Ministrinë e Arsimit, për mbështetjen që i ka dhënë këtij institucioni për themelimin dhe konsolidimin e tij./arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...