Bajrami: Testi nuk penalizon mësimdhënësit

18:42 | 30 Gusht 2016
Arbresh.info

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës nuk duhet të organizojë protestë për shkak të mospagesës së shujtës dhe biletës për mësimdhënësit.

Ai ka deklaruar se kjo nuk duhet të jetë gjë e madhe, aq sa për të shkaktuar protestë, pasi edhe në sektorë tjerë të shërbimit cilvil ato nuk paguhen, njofton Klan Kosova.

“SBASHK është partner strategjik i MASHT-it. Profesioni i mësimdhënësit në Kosovë është ndër më të kërkuarit. Paga e meësimdhënësve është relativisht e mirë për kushtet kosovare. Statusi i tyre është goxha autonom. Vitin e kaluar i kemi përmbushur pikat kryesore të kontratës. Mendoj që cështja e një bilete autobusi, apo një shujte, nuk duhet të jetë kauzë e madhe për të cilën ia vlen të bëhet protestë. Sidikata duhet të jetë partner në ngritje të cilësisë. Në tërë shërbimin civil të Kosovës kemi probleme, pasi as atje nuk paguhen biletat dhe shujtat”.

Në lidhje me testimin që pritet t’u bëhet mësimdhënësve, ai ka deklaruar se ato nuk kanë nevojë të shqetësohen pasi i gjithë projekti është në funksion të rritjes së cilësisë të arsimit dhe nuk do të ketë penalizim të asnjë mësimdhënësi.

“Ka qenë edhe një keqkuptim sa i përket vlerësimit të perforcomncës për mësimdhënësit. Dëshiroj t’i siguroj të gjithë ata mësimdhënës se nuk ka tendencë për t’i nënvlerësuar ata. I vetmi motiv i këtij projekti është që të kemi një vlerësim kombëtar të mësimdhënësve, për të parë se nga duhet të shkojnë fondet. Ky është vlerësim që do të na tregojë se në cilat fusha duhet t’i drejtojmë fondet për trajnime. Nuk do të ketë asnjë penalizim, pavarësisht rezultatit të testit. Dëshiroj t’i bind mësimdhënësit se kjo është në dobi të tyre. Ne gati katër herë apo pesë herë i testojmë nxënësit. Kjo absolutisht është në kuadër të përpjekjeve për ta ngritur cilësinë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme