Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës, organizoi konferencën regjionale “Roli i arsimit të lartë në shoqëritë demokratike”.
Në fjalën e tij, ministri në detyrë i Arsimit, Arsim Bajrami, tha se është më lehtë të hapësh universitet se sa ta mbash atë.
Bajrami theksoi se duhet të ndermirën hapa konkret në ndalimin e inflacionit të ekonomistëve e juristëve derisa shtoi se kjo do të ndodhë njëkohësisht me rritjen e cilësisë.
“Para dy vjetëve kam vizituar universitetin James Madison dhe që atëherë kemi nënshkruar . Vitin e kaluar kemi bërë një vizitë shumë te lartë, kemi gjetur një universitet model, çfarë edhe i duhet Kosovës. Keni parasysh se ne kemi bashkëpunime me dhjetëra universitete amerikane. Ne kemi dërguar më shumë se 180 studentë për programet master”, u shpreh Bajrami.
Ai shtoi se Kosova ka pesë prioritete kryesore: ngritjen e cilësisë së arsimit, orientimin strategjik të arsimit të lartë drejt tregut të punës, konkurrencën, transparencën dhe financimin e arsimit.
Sipas tij, ngritja e cilësisë do vizion dhe kohë.
Presidenti i Universitetit “James Madison”, Jonathan R. Alger, u shpreh se partneriteti me përfaqësuesit e arsimit nga Kosova është zhvilluar për disa vite, për të rezultuar me memorandumin e arritur dy vjet më parë, ku me këtë rast siç tha ai, të dyja palët, janë zotuar për të gjetur mënyrat për të bashkëpunuar në fushën e arsimit.
Ai tha se edhe në SHBA ka numër më të madh të juristëve, por siç tha ai, është puna që ata bëjnë në rrugën e sundimit të ligjit ajo çka i jep rëndësinë e madhe juristëve në shoqëri.
Haliti tregon si ndodhi pajtimi mes Gazmend Muhaxherit dhe f...
Arioni qan me dënesë pas largimit të Dianës
Trump cakton sekretarin e tregtisë
Kolaj nga IKD: Shteti t’i mbështesë ish-krerët e UÇK-së në H...
Diana mes lotësh largohet nga shtëpia
Gyokeres “i pamëshirshëm” për kundërshtarët, dy gola tjerë m...