Senatorët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” janë të politizuar dhe i përkasin grupeve të ndryshme të interesit. Kështu ka deklaruar ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, gjatë raportimit të martën në Komisionin Parlamentar për Arsim.
Ai duke folur për zhvillimet e fundit në Universitetin e Prishtinës (UP) ka bërë thirrje që të respektohet vendimi i tij për kthimin në pozitën e rektorit të Ramadan Zejnullahut, i cili u shkarkua nga Këshilli Drejtues i këtij Universiteti.
Bajrami ka thënë se vendimet që ka marrë për kthimin në punë të rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu, dhe shkarkimin e kryesueses së Këshillit Drejtues, Shefkije Islamaj, nuk janë të jashtëligjshme. Sipas tij, problemet në Universitet vijnë nga vetë senatorët që i përkasin grupeve të interesit.
Por, gjatë kësaj mbledhjeje ministri Bajrami është përballur me vërejtje nga kryetari i Komisionit Parlamentar, Nait Hasani. Ky i fundit i ka cilësuar vendimet e ministrit si ndërhyrje të politikës në autonominë e Universitetit, dhe madje jolegjitime.
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë