Fjalë të mira u thanë sot për Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ( SBASHK-ut) nga Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami dhe Dukagjin Popovcit, njohës i fushës së arsimit, gjatë një konference të organizuar nga SBASHK-u dhe KEC për implementimin e projektit “Fuqizimi i rolit të SBASHK-ut në hartimin e politikave arsimore”, transmeton arbresh.info
Qëllimi i këtij projekti është forcimi i kapaciteteve të SBASHK-ut për pjesëmarrje të shtuar në dialogun social, në hartimin e politikave të ndryshme, si dhe në procesin e vendimmarrjes.
Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami tha se SBASHK-u është një faktorë kyç në ngritjen e cilësisë në arsim dhe që ka pas një rol historik në ruajtjen e mbijetesës së arsimit në kushte shumë të vështira.
Bajrami tha se së shpejti do të organizohet një konferencë kombëtare për cilësinë e arsimit si dhe shtoi se pritet që Qeveria të miratoj sa më shpejt këtë projekt strategjik.
“Edhe disa ditë ne do të kemi një konferencë të madhe kombëtare në të cilën do të promovojmë strategjinë kombëtare për sigurimin e cilësisë. Ndoshta javën e ardhshme Qeveria do të miratoj këtë projekt strategjik që do të jetë një udhërrëfyes nga 2015 deri me 2020, dokumenti më i rëndësishëm i vitit”, ka thënë ai.
Ndërsa, Dukagjin Popovci nga KEC tha se kemi një sindikatë të mirëfilltë e cila në planë të parë ka mbrojtjen e interesave të anëtarëve të saj. Por që sipas Popovcit, SBASHK-u duhet të merret edhe me cilësinë që po e përçojnë mësimdhënësit tek nxënësit.
“Jemi në një kohë kur problemet e natyrës ekzistenciale janë zgjidhur dhe tani SBASHK-un e kemi një sindikatë të mirëfilltë e cila me të vërtetë në planë të parë ka mbrojtjen e interesave të anëtarëve të saj. SBASHK-u pikërisht tani duhet të merret edhe më sigurimin e cilësisë sepse cilësia në arsim së pari varet nga cilësia e mësimdhënies që janë anëtarët e SBASHK-ut”, tha Popovci.
Konferenca e organizuar kishe për qëllim shkëmbimin e njohurive lidhur me gjetjen e mënyrës më efikas të rritjes së cilësisë në arsim, zhvillim të dialogut social, ofrimin e shërbimeve cilësore për anëtarësinë dhe rëndësinë e zhvillimit profesional të mësimdhënësve. /Arbresh.info
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...