Minsitri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se rezultatet e Kosovës në testin PISA, i takojnë sistemit arsimor nga paslufta e deri në vitin 2014.
Ndërkaq për faktin se Kosova u rendit në pozitën e 68-të nga 70 sish, në testimin që matë njohuritë e 15 vjecarëve në sfera të ndryshme, Ministri Bajrami ka thënë se përgjegjësia bie mbi të gjitha institucionet shtetërore.
Ai ka thënë se në Ministrinë që ai drejton, do të vërehet dukshëm puna e tij në testin e radhës të PISA-së rezultatet e të cilave do të jenë tek në vitin 2018.
Ministri Bajrami poashtu shtoi se do të angazhohet në investim edhe më të madh në sistemin arsimor.
”Duhet të punohet më shumë me mësimdhënës për t’u licencuar për të arritur më shumë sukses në edukimin e fëmijëve”.
”Secili shtet ka parasysh se kujt i besohet edukimi i fëmijëve. Më shumë se sa kërkimi i përgjegjësisë është edukimi i përgjithshëm”.
”Investimet në edukim dhe mbështetja duhet të rriten në vendin tonë. Ky rezultat nuk është befasues për Ministrinë e Arsimit”.
”Duhet të investohet më tepër në arsim, të përmirësohen kushtet, cilësia e librave etj. Kjo aspak nuk është befasi sepse Kosova është shtet tash e 18 vjet e që me dicka të tillë janë ballafaquar dhe të tjera vende”.
”Kjo ka shërbyer si një moment i vetëdijësimit”.
”Haxhiu është vet mësimdhënëse dhe ajo është e njoftuar për periudhën e këtij hulumtimi”.
”Përgjegjësia bie në radhë të parë në të gjitha institucionet shtetërore”.
”Kemi punuar shumë me planin tonë për dy vjet. Hulumtimi i PISTA-s në 2018 do të na gjej me një rezultat më ndryshe se ky i tanishmi dhe më të suksesshëm poashtu”.
”Kemi trajnuar qindra koordinatorë për përforcimin e cilësisë në arsim”.
”Nuk lejoj që kjo temë të mbetet vetëm temë ditore”.
”Do të angazhohem që të punohet në trendin e përmirësimit të cilësisë në arsim”.
”Gjendja që sot kemi, reflekton sistemin arsimor nga paslufta e deri në vitin 2014”.
”Ndërkaq puna nga Ministria ime do të publikohet në vitin 2018”.
”Jam shumë i sigurt që do të ketë një performancë shumë më të mirë rezultati i PISTA-së në 2018”, ka përfunduar Ministri Bajrami, në Info Magazine.
“S’dua të më prekni nëpër trup”, Driloni mbledh banorët dhe ...
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 nëntorin, Krasniqi...
Abdixhiku nga Suhareka: Besimi juaj është mesazhi më i fortë...
Vetura godet për vdekje këmbësorin në Klinë, arrestohet i dy...
Kurti uron von der Leyen për formimin e Komisionit të ri
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut