Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka bërë me dije se Qeveria duhet të reflektojë ndaj rezultateve të PISA’s, duke bërë ridefinimin e prioriteteve.
Ai ka thënë se këto rezultate jo të mira duhet të shërbejnë si moment i vetëdijësimit kombëtar për ta bërë cilësinë e arsimit prioritet kryesor në vend.
Ministri Bajrami ka thënë për Epokën e Re se ai nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje si shkak i vlerësimit të PISA’s, pasi, sipas tij, vetë e ka kërkuar këtë vlerësim ndërkombëtar, duke u shprehur i bindur se puna e tij do të reflektohet në vlerësimin e radhës të PISA’s, në vitin 2018.
Duke folur rreth kërkesës për dorëheqjen e tij, Bajrami ka thënë se në këtë situatë nuk ndien asnjë përgjegjësi subjektive apo objektive.
“Unë po dëgjoj deklarata edhe të kolegëve të mi, për të cilët kam shumë respekt por atyre u kisha sugjeruar që, në vend të deklaratave, të japin ide sesi të veprojmë dhe ta përmirësojmë gjendjen në arsim”, ka thënë ministri i Arsimit, Arsim Bajrami.
Kosova me Ambasadë në Kolumbi, Osmani: Punë të mira na presi...
Pacolli: Mirësia është ajo që i bën njerëzit të dallojnë ndë...
Organizohet pritje për grupin që ka punuar në përgatitjen dh...
Rohde provon shtegun e ri të biçikletave në Pejë: Ua rekoman...
Arne Slot zgjedh “ushtarët” e tij në “betejën” ndaj Real Mad...
Befason trajneri i Lille, lë Zhegrovën në bankë rezervë ndaj...