Bajrami: Në vitin 2017 do të përgatitemi për PISA 2018

12:54 | 19 Janar 2017
Arbresh.info

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka thënë se ai është duke i bërë të gjitha përgatitjet që PISA 2018 të mos i zë të papërgatitur.

Duke folur për gjendjen e arsimit, gjatë interpelancës së tij sot në Kuvend, Bajrami ka thënë se Qeveria e Kosovës ka obligime ndaj rinisë së Kosovës e cila është në masë të madhe, shkruan arbresh.info.

“Në vitin 2017 do t’i bëjë të gjitha përgatitjet për PISA 2018 dhe unë ju ftoj që të punojmë në të tri segmentet”, ka thënë Bajrami./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme