Google ADS

Bajrami: Mësuesit fuqizojnë familjen dhe shtetin tonë

11:27 | 7 Mars 2016
Arbresh.info

Ministri i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë (MASHT), Arsim Bajrami, ua ka uruar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit, të gjithë mësimdhënësve. Ai ka thënë se kjo është një ditë e veçantë në kalendarin e arsimit kombëtar.

“Në këtë ditë kujtojmë rolin historik të mësuesit shqiptar që nga fillet e arsimit shqip. Kujtojmë përkushtimin dhe sakrificën e tyre për përhapjen e dijes dhe kontributin e tyre për emancipimin e shoqërisë dhe ngritjen e vetëdijes kombëtare.

Roli i mësuesit është shumë i rëndësishëm për  edukimin e brezave të rinj, të cilët do ta fuqizojnë familjen dhe shtetin tonë”, ka thënë Bajrami.

Ai u ka thënë mësimdhënësve se vetëm  me kontributin e tyre ne do të mund ta përshpejtojmë rrugën drejt një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.

“Jam i bindur se së bashku Kosovës mund t’ia krijojmë një sistem të avancuar të edukimit”, thuhet në urimin e ministrit Bajrami.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme