Ministri i Ministrisë së Arsimit, Arsim Bajrami sot ka qëndruar në Malishevë, përkatësisht në Qendrën e Kompetencës, të cilën e ka quajtur si një shkollë model i mësimit profesional.
Ai ka premtuar mbështetje për këtë qendër të arsimit profesional. Ndërsa kryetari i Malishevës, z.Ragip Begaj, ka kërkuar nga ministri Bajrami, mbështetje më të madhe, për rritjen e cilësisë në mësimin profesional.
Fillimisht, ministri Bajrami, i shoqëruar nga kryetari Begaj, drejtori i arsimit në Malishevë, z.Blerim Thaçi, deputetët e Kuvendit të Kosovës, z.Salih Morina, Enver Hoti dhe Shukrije Bytyçi, bashkë me drejtorin e Qendrës së Kompetencës në Malishevë, z.Nazmi Zogaj, kanë vizituar hapësirat e brendshme të shkollës, dhe me këtë rast ministri Bajrami, u njoftua me kushtet e mësimit, për rreth 900 nxënësit e kësaj shkolle profesionale.
Ndërsa në takimin e përbashkët, kryetari i Malishevës, z.Ragip Begaj, duke e falënderuar për vizitën, ministrin e MASHT-it, e vlerësoi si ministrin më të mirë, që ka Qeveria e Republikës së Kosovës”. “Është nder për Qeverinë e Kosovës, ta ketë një ministër siç është ministri Bajrami”, tha kryetari Begaj. Ndërsa duke folur për Qendrën e Kompetencës, kryetari Begaj, tha se “kjo shkollë është prej më të mirave në vend, por me gjithë të arriturat, dëshiroj që të rritet kualiteti i mësimdhënies dhe për këtë kërkoj mbështetje më të madhe nga ana e ministrit”. “Unë besoj në reformat për rritjen e cilësisë në arsim dhe jam kundër centralizimit”, tha kryetari Begaj, duke aluduar në Agjencinë për Mësimin Profesional, që sipas kryetarit Begaj deri më tani nuk është treguar i suksesshëm mënyra e centralizimit, përmes kompetencave, të shkollave profesionale.
Ndërsa ministri Bajrami, duke marrë fjalën, tha se “MASHT-i, është duke punuar që deri në 2016-tën, shkollat profesionale të jenë autonome dhe të vet menaxhohen”. Fillimisht ministri Bajrami, tha se “kjo shkollë është model për shkollat e ngjashme, për realizimin e mësimit cilësor”. Duke folur për mësimin parauniversitar, ministri Bajrami, tha se “shkollat profesionale do të funksionojnë sipas modeleve evropiane dhe ju në këtë shkollë, e praktikoni këtë formë të mësimit dhe përgatitjes profesionale dhe kjo shkollë është pikë referente për të gjitha shkollat, për zhvillimin e mësimit teorik dhe praktik dhe unë ju premtoj se do të punojmë për gjetjen e fondeve shtesë, në mënyrë që të sigurojmë mbështetje për këtë shkollë me mjete konkretizuese, në mënyrë që të arrihet qëllimi për të cilën edhe është hapur kjo shkollë profesionale”.
Duke folur për zhvillimet e përgjithshme në sistemin e arsimit parauniversitar, ministri Bajrami, tha se “janë duke punuar në depolitizimin e shkollave”, ndërsa Qendrën e Kompetencës në Malishevë, e quajti një “aset”, për krijimin e kuadrove për tregun e punës.
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?