Bajrami: Mbajtja e ligjëratave për Nënën Terezë nuk cenon laicitetin e shkollave

10:54 | 5 Shtator 2016
Arbresh.info

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka bërë një vizitë në shkollën fillore “Meto Bajraktari” në Prishtinë.

Ministri  Bajrami tha se mbajtja e ligjëratave në orën e parë të mësimit për shenjtërimin e Nënës Terezë nuk e cenon laicitetin e shkollave pasi ajo tashmë është një nënë e njohur botërisht dhe jo vetëm në Kosovë flasin e shkruajnë për të.

Edhe disa nga nxënësit e intervistuar në këtë shkollë  janë shprehur të lumtur që e kanë filluar një rrugëtim të ri ndërsa shkolla thanë se u ka pëlqyer shumë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme