Google ADS

Bajrami: MASHT po punon për t’i motivuar shkencëtarët

11:21 | 12 Maj 2015
Arbresh.info

U hap sot “Java e shkencës” në Prishtinë, e cila është ngjarja më e madhe shkencore në vend dhe e cila mundëson për të parë kontributin dhe promovimin e shkencëtarëve të rinj në shoqëri.

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami në konferencën vjetore të shkencës tha se kjo javë është një mundësi e shkëmbimit të veprave shkencore në rajon. Ai po ashtu tha se MASHT-i është duke punuar sa më shumë që t’i motivojë shkencëtarët e rijnë që të bëjnë sa më shumë hulumtime shkencore.

Java e Shkencës do të zgjas deri të premten më datën 15 maj, ku gjatë këtyre ditëve do të prezantohen shumë punime shkencore nga rajoni.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme