Google ADS

Bajrami: MAShT-in e kam gjetur në situatë të keqe

21:28 | 25 Maj 2015
Arbresh.info

Sonte në emisionin “Puls” u debatua për arsimin në Kosovë defektet, cilësinë, keqmenaxhimin e shumë gjëra tjera.

Mysafir i emisionit Puls i ftuar ishte Arsim Bajrami Ministër i Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë.

Ministri Bajrami haptas pranoj shumë keqmenaxhime,keqpërdorime të cilat drejtuesi i emisionit Puls i publikoi gjatë emisioni, raporton KTV.

“E kam gjetur jo mirë këtë Ministri edhe pse reformat do t’i bëj do të jenë të vështira. Kemi staf menaxherësh jo aq cilësorë”, tha Bajrami dhe vazhdoi se ne kemi larguar tenderat nga Ministria.

Kemi mësimdhënës të pareformuar. Jemi duke punuar që të reformohen sepse ne kemi nxënës dhe studentë me inteligjencë mesatare,kemi 6 universitete publike dhe 25 institucione private janë të mjaftueshme, por duhet të reformohen.

Në pyetjet për dyshime se është keqmnaxhuar dhe keqpërdorur detyra zyrtare, ministri i Arsimit premton për marrje te masave pas këtyre gjërave që u publikuan dhe u përgjigj duke filluar se ministria e Arsimit ka zyrtarë të përgatitur por kemi edhe menaxher jo sa duhet të trajnuar në menaxhimin e politikave publike,kemi një inspektoriat të MASHt të pa udhëzuar të pa specializuar.

Lidhur me kontratës me OECDL , Bajrami ka thënë se ishte një kontratë 1 vit para se të vij unë ministër e lidhur me universitetin amerikan dhe kontraktor lokal pas shkrimeve unë e kam analizuar dhe kam gjetur se kjo kontratë ka pasur defekte përmbajtësore dhe formale dhe e kam pezulluar me një vendim, nuk janë respektuar procedurat ligjore, pra nuk janë respektuar procedurat për ligjin për prokurimin publik prandaj edhe e kam mbyllur këtë kontratë

Në vazhdim ministri Bajrami ka thënë se ka shfuqizuar tri licenca të tri institucioneve private për shkak se këto licenca janë jovalide dhe janë dhënë në mënyrë joligjore dhe janë dhën në kohën kur nuk i kanë plotësuar kushtet dhe është shkelur ligji dhe do të marrë masa edhe për këtë.

Shefi i MAShT-it ka thënë se ka reduktuar 50% udhëtimet me mëditje. Edhe udhëtimet zyrtare në MASHT i kam pakësuar sepse vetëm drejtorët kanë shkuar e unë kam kërkuar që zyrtarët të shkojnë në këtu udhëtime.

Ministri Bajram ka njoftuar se është në përfundim inspektimi i diplomave të ashtuquajtura të Malishevës në Gjakovë,pra bëhet fjalë për mësimdhënës që shumica janë nga Malisheva e që kanë përfunduar shkollën e lartë 2 vjeçare.

Bajrami ka njoftuar se kam filluar hetimet për rastin i 503 diplomave të Pejës dhe se ato nuk janë të falsifikuara por janë 503 regjistrime të parregullta, me dosje të parregullta fakulteti i biznesit ish komerciale.

Bajrami ka treguar se është një numër i madh personash që nuk i kanë nostrifikuar diplomat e tyre dhe ai ka premtuar zgjidhje për to.
Lidhur me formimin e Gjykatës speciale, Bajrami ka thënë se kjo gjykatë duhet të votohet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme