Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka pritur nënkryetarin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, të shoqëruar nga një delegacion i përbërë nga udhëheqës të institucioneve të ndryshme gjermane, me të cilët ka biseduar për bashkëpunimin në të gjitha nivelet e arsimit.
Nënkryetari i Parlamentit Evropian, Wieland, theksoi mbështetjen që do ta ketë edhe më tutje Kosova dhe MAShTI, në mënyrë që fëmijëve dhe të rinjve t’iu ofrohet arsim cilësor. Ai theksoi se është e rëndësishme që të rinjtë së pari të marrin shkollim të mirë dhe më pas ata të jenë në një treg të punës pa korrupsion dhe nepotizëm.
Ministrja Bajrami falënderoi Gjermaninë për ndihmën që i ka dhënë Kosovës në faza të ndryshme dhe në të gjithë sektorët, e veçanërisht në sektorin e arsimit, ku mbështetja ka qenë dhe mbetet shumë e rëndësishme.
Ministrja foli për gjendjen në arsim dhe për programin qeveritar, i cili e ka prioritet përmirësimin e gjendjes në arsim, prandaj theksoi nevojën e mbështetjes së partnerëve zhvillimorë. Ajo u zotua se projektet që janë duke u realizuar në arsim, por edhe ato që do të fillojnë, do të implementohen pa pengesa dhe vonesa nga ana e MAShTI-t.
Në këtë takim, u biseduan shumë tema konkrete, ku Gjermania mund ta mbështesë Kosovën, si politikat komunale në arsim, edukimi në fushën e administratës publike, shkëmbimi i nxënësve dhe tema të tjera./arbresh.info/
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...
Hapet panairi i verës “Cakrrojmë gotat” në Rahovec
Kica-Xhelili e Bekteshi, të bindura për rikthimin e madh të ...
OBSH: Izraeli synon sistemin shëndetësor në Gaza
Në Shqipëri konfirmohen raste me Murtajën Afrikane të Derrav...
ATK-ja mblodhi gati 1 miliard euro të hyra sivjet, kontribuu...