Me fillimin e vitit të ri akademik, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami dhe Rektori i Universiteti i Prishtinës Ramadan Zejnullahu vizituan Fakultetin Juridik prej ku edhe uruan studentët për këtë nismë të re.
Këtë ditë, ministri Bajrami e cilësoi si të veçantë dhe tha se është vendosur që të punohet më afër me studentët në mënyrë që të krijohen universitete më të forta. Bajrami tha se një universitet i fortë krijon një shtet të fortë.
Ndërsa rektori Zejnullahu para studentëve të rinj të juridikut tha se përcaktimi i profesionit është një sfidë, por kur ajo kurorëzohet me rezultate të arritura, atëherë mbetët vetëm t’iu urohet studentëve. Zejnullahu tha se nga juristë të mirë e të përgatitur varet e gjithë shoqëria.
As ministri e as rektori Zejnullahu nuk kanë dashur të komentojnë çështjen e 30 kandidatëve në Fakultetin e Mjekësisë,të cilët kanë protestuar para dyerve të Rektoratit.
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj