Bajrami: E kemi ditur rezultatin e PISA-s

12:25 | 27 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë mbajti konferencën e përmbyllëse ku paraqiti të arriturat dhe sfidat me të cilat është përball arsimi gjatë vitit 2016.

Ministri Arsim Bajrami në këtë konferencë prezantoi përmbledhjen e raportit për vitin 2016.   Ai tha se viti 2016 është vit ku ka bërë përpjeke maksimale për ngritje të cilësisë së arsimit ku edhe ka qenë prioritet.

Ai përmendi të arriturat në arsimin parashkollor dhe atë fillor dhe të mesëm duke thënë se puna kryesore ka qenë miratimi i strategjisë për ngritjen e cilësisë së arsimit, përfundimi i Kurrikulës së Arsimit Parauniversitar, rishikimi i teksteve shkollore kemi evituar të gjitha parregullsitë teknike.

“Miratimi i planit strategjik për Arsimin në Kosovë për periudhën 2017 -2021, qëllimi i të cilit është se ka do të shkojë arsimi në 5 vitet e ardhshme i mbështetur edhe nga partnerët ndërkombëtar”, shtoi ai.

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami në konferencën e fundit për këtë vit tha se vlerësimi që PISA ka bërë për nxënësit e Kosovës ka treguar nivelin për të cilin e kanë ditur edhe me herët.

Ai tha se në testin e PISA 2018 nuk pret mrekulli por do të ketë rritje cilësi

“Do të kemi kurs për mësimdhënës dhe nxënës për këtë test. Nuk ka asgjë më të rëndësishme se të kemi nxënës të edukuar dhe nëse sot ofrojmë kushte atëherë do të rris nivelin ekonomik dhe do të krijojë një shtet të suksesshëm dhe të bëjë të barabartë me vendet e bashkimit evropian”, përfundoi Bajrami.

Përkundër kësaj ministri Bajrami këtë vit e ka vlerësuar si të suksesshëm derisa tha se gjatë gjithë vitit kanë punuar për rritjen e cilësisë./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme