Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka deklaruar se nuk ka arsye të ketë grevë pasi Qeveria e Kosovës ka marr vendim të paguhet përvoja e punës për të gjithë arsimtarët e nivelit para-universitar.
Ai ka thënë se vendimi hynë në fuqi sot, ndërkohë ka ftuar të gjithë nxënësit, arsimtarët që të hënën të jenë në shkolla dhe të mos humbet asnjë ditë mësimi.
Pas takimit me kryetarin e SBASHK-ut, ministri Bajrami në një konferencë për media tha se tani e tutje të gjithë mësimdhënësit para-universitar do të kenë pagesë për përvojën e punës për 0.5% për një vit pune.
Bajrami po ashtu tha se nuk do të ketë grevë sepse kërkesa kryesore e mësimdhënësve është plotësuar.
“Tani më plotësimin e kësaj kërkese, me prurjen e këtij vendimi i cili ka hy në fuqi qysh sot besoj se nuk ka asnjë arsye dhe unë shfrytëzoj rastin që t’i ftoj të gjithë nxënësit e Republikës së Kosovës, të gjithë arsimtarët, të gjithë prindërit që të hënën të jenë në shkolla dhe të mos hupim asnjë ditë mësimi sepse ky është interesi i nxënësve dhe i prindërve, vijimi i rregullt i mësimit”, tha Bajrami.
Ministri Bajrami ndër të tjera tha se pozita materiale e mësimdhënësve tonë është e krahasueshme me pozitën e mësimdhënësit të rajonit. Po ashtu, ai i ftoi të gjithë mësimdhënësit që të punojnë në ngritjen e cilësisë së arsimit në Kosovë.
“Ajo çfarë ka nevojë sektori i arsimit është ngritja e cilësisë duke pasur paga të krahasueshme me rajonin duke qenë profesioni i mësuesit ndër më të kërkuarit në tregun e Kosovës nga niveli para universitar e deri në nivelin universitar, ne kemi nevojë të punojmë në ngritjen e cilësisë në të gjitha dimensionet që të dhurojmë një mësimdhënie cilësore për interes të fëmijëve tonë”, tha Bajrami
Ai po ashtu i ftoi të gjithë drejtoritë komunale të arsimit, drejtorët e shkollave, mësimdhënësit, nxënësit që të hënën të gjithë të jenë në shkolla dhe të vazhdoj në mënyrë të rregullt gjysmëvjetori i dytë./Arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...