Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, me të cilin ka biseduar për reformat që janë duke u bërë në të gjitha nivelet e arsimit, por edhe për bashkëpunimin mes dy vendeve.
Ministri Bajrami e ka falënderuar ambasadorin për ndihmën e madhe që ka dhënë vendi i tij për Kosovën, sidomos në fushën e arsimit. Ai ka theksuar se edhe më tutje vendi ynë ka nevojë për ndihmën e Britanisë, sidomos tani kur kanë filluar reforma në arsimin parauniversitar dhe në arsimin e lartë.
Duke folur për arsimin parauniversitar, ministri Bajrami theksoi se mbetet prioritet orientimi i të rinjve kah arsimi profesional, ndërsa theksoi se në arsimin e lartë është në debat publik Ligji i ri, i cili i jep autonomi të plotë universiteteve publike, ndërsa rregullon edhe sektorin privat të arsimit të lartë.
Ministri Bajrami falënderoi Britaninë e Madhe, respektivisht Këshillin Britanik, i cili ka ndihmuar Kosovën me përgatitjen e kuadrove përmes bursave për shkollim në universitetet britanike. Ai theksoi nevojën e përkrahjes edhe më tutje në këtë drejtim, sidomos në përgatitjen e kuadrove për shkencat ekzakte dhe teknologjike.
Ambasadori O’Connell konfirmoi mbështetjen që do ta ketë edhe më tutje arsimi kosovar nga Britania e Madhe dhe kjo mbështetje do të jetë e orientuar në arsimin e lartë, por edhe në atë parauniversitar, me theks të veçantë, arsimin profesional.
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...