Bajrami: Arsimi është ekonomi andaj duhet të zhvillohet

10:24 | 2 Nëntor 2016
Arbresh.info

Zyra e BE-së në Kosovë dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë kanë organizuar konferencën e parë ”Arsim për punësim”.

Kjo konferencë ka për qëllim krijimin e kushteve për nxënësit e shkollave profesionale në vendin tonë, mundësi për punë praktike, por edhe punësim.

Ministri Arsim Bajrami, tha se arsimi është ekonomi, andaj duhet të zhvillohet.

Kurse zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi u premtuan mbështetje në këtë drejtim të gjitha shkollave dhe nxënësve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme