Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Agron Bajraktari, gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka marrë pjesë edhe në takimin e tretë vjetor të serive të samitit mbi kultivimin e vetëqëndrueshmërisë globale.
Në këtë takim, i cili është mbajtur për katër ditë me radhë në Universitetin “James Madison” në Harrisonburg të Virgjinias, rektori Bajraktari ka mbajtur një ligjëratë me temën: Transformimi shoqëror dhe kulturor në Kosovë: një rast i studimit kombëtar.
Ai para shumë pjesëmarrësve foli për periudha të ndryshme nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë, të cilat kanë pasur ndikim të madh në shoqërinë dhe në kulturën shqiptare në Kosovë.
Takimi i serisë së samiteve është një iniciativë shumë institucionale dhe ka për qëllim të nxisë transformimin e mësimdhënies dhe të mësuarit e bazuar në hulumtime dhe praktika.
Samiti është i koncentruar në pesë dimensione të rëndësishme të çështjeve globale, duke përfshirë zgjidhjen e konflikteve, të drejtat e njeriut, qëndrueshmërinë, edukimin global, të kuptuarit e kulturës dhe religjionit.
Ndryshe, ky organizim vjetor është themeluar në vitin 2015 dhe studiues dhe profesorë nga universitete të njohura takohen çdo vit për të diskutuar strategji dhe për të gjetur mundësi të reja për projekte të fokusuara nën ombrellën e temave të Samitit.
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...