Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) dhe Shërbimi Botëror i Universitetit të Austrisë (WUS Austria), kanë lidhur Marrëveshje për administrimin e grantit për bashkëfinancimin e projektit “HERAS – Arsimi i Lartë, Hulumtimi dhe Shkenca e Aplikuar”.
Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi tha se me nënshkrimin e marrëveshjes iu hapen dyert studentëve, jo vetëm për studime të zakonshme, mirëpo edhe për hulumtime, raporton Ekonomia Online.
“Marrëveshja e sotit ishte ta bëjmë pjesën zyrtare që na takon neve si MAShT. Kjo marrëveshje shton edhe më shumë bashkëpunimin me Austrinë. Kjo marrëveshje sot dhe ajo e mëhershme na jep mundësinë që të përkrahen studentët tanë në pjesën e doktoraturës dhe postdoktoraturës, si dhe në pjesën e hulumtimeve. Me marrëveshjen e sotme po hapim mundësi të reja për studentët tanë që përveç studimeve të zakonshme ta zhvillojnë edhe pjesën shkencore”.
Ndërkaq, lidhur me koston e projektit, ai tha se Austria ka ndarë 1 milion e 800 mijë euro. Ministria e Arsimit ka kontribuar me 200 mijë euro.
Veronica Nitsche, përfaqësuese e WUS Austria, tha se përmes kësaj marrëveshjeje studentët do të përfitojnë më së shumti.
“Projekti quhet HERAS dhe do të thotë se arsimi i lartë, hulumtimi dhe shkencat e aplikuara ndërlidhen me rëndësinë e arsimit të lartë dhe tregun e punës. Ne jemi të lumtur të bashkëpunojmë me sistemin e arsimit të lartë përmes universiteteve dhe përmes Ministrisë së Arsimit. Çdo gjë ka të bëjë me bashkëpunimin. Po të mos ishte Ministria që t’i hapte dyert e bashkëpunimit, ne nuk do të mund të vinim”, tha ajo./EO/
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...