ASHAK përgatit konferencën “Studimet albanistike në Amerikë”

08:14 | 23 Shtator 2015
M. A.

Këshilli organizues i konferencë shkencore “Studimet albanistike në Amerikë” do të mbajë një konferencë për media për të prezantuar hollësi rreth kësaj ngjarjeje të rëndësishme shkencore.

Organizuar nga Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, më 25-26 shtator 2015 mbahet konferenca shkencore “Studimet albanistike në Amerikë”.

Rreth 50 studiues nga Kosova, Shqipëria, Shtetet e Bashkuara të Amerikë, Gjermania, Kanadaja, Italia, Franca, Polonia, Norvegjia, Maqedonia, Kina, dhe Bullgaria do të paraqiten me kumtesa gjatë dy ditëve të konferencës.

Konferenca për media mbahet në mjediset e ASHAK, në orën 11:00.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme