Google ADS

Arsimi drejt kolapsit, greva në fund të nëntorit

08:31 | 12 Nëntor 2018
arbresh.info

Në momentin kur në vendin tonë po diskutohen çështje të rëndësishme,  tempujt ku merret dituria  po presin që të fillojnë  një grevë të përgjithshëm që do të qonte drejt kolapsit sistemin e arsimit në Kosovë.

Mllefi i krijuar tash e sa vite pritet të shpërthej në fund të muajit nëntor,  të paktën kështu ka bërë të ditur Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit,  Rrahman Jashari.

Në një intervistë për arbresh.info, ai thotë se tensionet janë shtuar tek mësimdhënësit. Sipas tij tashmë ju ka ikur durimi se do të ndryshoj diçka për ta. Jashari ka lënë të kuptohet se fundi i nëntorit do të jetë problematik në sektorin e arsimit.

“Po t’ju themi të vërteten paralajmërimi për grevat e ka një pikë për ti alarmuar Institucionet për të ndërmarr masa, sepse ne kemi protestuar një të shtune më herët por tashmë situata është më acaruar dhe kamë frik se fundi i nëntorit na gjen më greva të përgjithshëm.  Kemi dy pika të cilat i presim tash e sa vite të marrin fund. Është qeshja e ligji për  mësimdhënësit e viteve të 90 dhe qeshja tjetër që na vë në sprova është ligji për pagat pasi që sistemi arsimor në bazë të këtij ligji krahasohen më të punësuarit të cilët kanë vetëm shkollën e mesëm. Kam friken se gjerat do të acarohen dhe mësimdhënësit më nuk do të mund ti ndalim për veprimet që do ti ndërmarrin”, paralajmëron Jashari.

Çështje tjetër që SBASHK-u, ka kërkuar të rregullohet tash e sa vite është edhe pensionimi i parakohshëm i mësimdhënësve të sëmur, e që sipas Jasharit nuk janë më shumë se 300 të tillë në tërë Kosovën.

“Ne kemi biseduar vazhdimisht më Ministrin dhe kemi kërkuar që mësimdhënësit të cilët janë të sëmur të mos jenë pjesë  e procesit mësimor por të ju paguhet paga 70 përqind. Pastaj ne vend te tyre  mësimin ta mbajnë mësimdhënësit praktikant,   ne ketë mënyra edhe do të kryenin praktiken por edhe do të merrnin një pagë stimuluese prej 25 përqindje. Kjo do të ju ndihmonte të dy palëve, kjo nuk do të ishte e rend për buxhetin pasi që në tërë Kosovën nuk janë më shumë se 300 të mësimdhënës të  sëmur”, ka përfunduar Jashari.

Kujtojmë se kërkesat e SBASHK-ut, tash e sa koha ka qenë që të rritet koeficienti i pagave, si dhe miratimi i  Projektligjit për mësimdhënësit e viteve të 90-ta./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme