Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka thënë se e kishte parashikuar rezultatin jo të mirë të nxënësve të Kosovës në Programin për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA)
Ai ka shtuar se është i hapur për përgjegjësi politike, morale, intelektuale e prindërore, nëse deri më 2018 nuk e përmirëson këtë rezultat.
“Ky rezultat pasqyron realitetin e sotshëm të sistemit arsimor në Kosovë”, ka thënë ai në emisionin “Përballje” në RTV Dukagjini.
Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, pas publikimi të rezultateve për Kosovën, pat thënë se Bajrami është përgjegjës për këtë dështim, dhe se ai duhet të shkojë në burg – bashkë me shumë ministra tjerë.
“Kam shumë respekt për z. Hasani, për sakrificën e tij në periudhën e luftës e pasluftës, e kam edhe koleg të partisë, por nuk do të shpenzoj asnjë sekondë për t’u marrë me deklaratën e tij. Ndihem emocionalisht keq me këtë rezultat të PISA-s, por jo i dorëzuar”, ka deklaruar Bajrami.
“Është një moment për vetëdijesim të përgjithshëm shtetëror, kombëtar dhe shoqëror, që edukimi dhe arsimi të jenë prioriteti numër një në Republikën e Kosovë”, ka thënë Bajrami.
Ministri i Drejtësisë thotë se Shkupi do të vazhdojë t’i zba...
Dy klube kosovare reagojnë ashpër ndaj gjyqtarëve
Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot...
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti pret në takim kryetarin e komunës gjermane Arianit Bes...
Kosova me Ambasadë në Kolumbi, Osmani: Punë të mira na presi...