Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, e ka nderuar sot me titullin Doktor Honoris Causa arqipeshkv Vincenzo Paglia.
Me të marrë këtë çmim arqipeshkv Vincenzo Paglia tha se është një nder i madh për të ta pranojë një çmim të tillë nga Universiteti i Prishtinës.
Paglia: Jam më se i kënaqur për marrjen e diplomës Honoris Causa
“Jam më se i kënaqur për marrjen e diplomës Honoris Causa nga duart e Rektorit të këtij universiteti kaq prestigjioz. E pranoj atë me emocion dhe e ndjej se ajo u jepet njëherë edhe miqve të Komunitetit Sant’Egidio, së bashku me të cilët kam shoqëruar rrugëtimin e gjatë të popullit shqiptarë të Kosovës, që ai ta fitonte të drejtën e tij dhe që kultura e tij të rimerrte veten, që të ndërtonte një vend ku bashkëjetesa mes feve dhe kulturave të ndryshme të bëhej shembullore për tërë rajonin, si dhe botën mbarë”, tha ai.
Po ashtu, ai tha së Kosova duhet të tregoj se bashkëjetesa mes feve dhe kulturave është e vetmja rrugë për përparimin e popujve.
Paglia: bashkëjetesa mes feve është vetmja rrugë për përparimin e popujve
“Teksa në botë bëhet gjithnjë më e dukshme prirja për t’u mbyllur në horizonte të ngushta, duke ngritur mure ose duke ndezur luftëra, Kosova mund dhe duhet të tregojë se bashkëjetesa mes feve dhe kulturave të ndryshme jo vetëm që është e mundshme, por edhe që është e vetmja rrugë për përparimin e popujve”, tha ai.
Ndërsa, rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, tha se meritat jetësore të arqipeshkv Vincenzo Paglia e bëjnë të denjë për t’i dedikuar titullin Doktor Honoris Causa.
Dema: Meritat e bëjnë të denjë atë për titullin Doktor Honoris Causa.
“Meritat e bëjnë atë të denjë për ti dedikuar titullin Doktor Honoris Causa që Universiteti i Prishtinës e ndan sot, e këto dhe merita të tjera më bëjnë që juve Monsinjor Vincenzo Paglia në emër të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” t’iu uroj gjitha të mirat”, tha rektori Dema.
Ndërsa, Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, tha se arqipeshkv Vincenzo Paglia është një humanist i pashoq në shërbim të tolerancës, promovimit të lirive dhe të drejtësisë njerëzore.
Bajrami: Monsinjor Paglia është një njeri me shpirt dhe zemër të madhe
“Monsinjor Paglia është një njeri me shpirt dhe zemër të madhe, humanistë i pashoq në shërbim të tolerancës, promovimit të lirive dhe të drejtësisë njerëzore, ai është një njeri dhe mik i veçantë si dhe një ndër figurat e para nga komuniteti ndërkombëtarë që e ndjeu dhe u mishërua si rrallë kush me peripecitë dhe hallet e njerëzve të këtij nënqielli. Ai njohu dhe u morr në mënyrë aktive me sfidat e mbijetesës të çështjes sonë kombëtare”, tha ai.
Sipas ministrit nderimi që po i bënë sot Universiteti i Prishtinës arqipeshkv Vincenzo Paglia e nderon këtë Universitet, drejtuesit e tij, stafin mësimore dhe të gjithë studentët e tij.
Arqipeshkvi i Selisë së Shenjtë, Vinzenzo Paglia, i cili është edhe President i Këshillit Papal për Familje në Selinë e Shenjtë dhe themelues i Komunitetit Sant Egidio, po qëndron për një vizitë dyditore në Kosovë. Ai sot është pritur edhe nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa.
Rrëfime dhe lojëra- flirtime/ Sonte nata e dytë e Big Brothe...
Haaland totalisht jashtë forme, Guardiola i del në mbrojtje ...
Krasniqi uron Krishtlindjet: Uroj që shtëpitë tuaja të mbush...
Hoti uron Krishtlindjet: Le të sjellë kjo festë dashuri në j...
Nesër luhet takimi i mbetur mes Borës dhe Sigal Prishtinës
Arrestohet një person i dyshuar për posedim të substancave n...