Ankesa e Kosovës ndaj përjashtimit nga EQAR-i nuk do të ketë sukses

15:18 | 8 Mars 2018
Arbresh.info

Një javë më parë Regjistri Evropian për Cilësinë në Arsimin e Lartë (EQAR) ka përjashtuar Agjencinë e Kosovës për Akreditim, shkruan portali arbresh.info

Kjo për shkak të shkarkimit të bordit të AKA-s nga ministri i arsimit Shyqiri Bytyqi, kërkesë kjo që kishte ardhur nga kryeministri Ramush Haradinaj.

E duket se as ankesa e qeverisë së Kosovës nuk do të kryejë punë, pasi që siç thotë kryetari i Asociacionit për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, Shkëlzim Murtezi drejtori i këtij regjistri ka thënë se nuk ofrohen informacionet e kërkuara.

“Sot në cilësinë e Kryetarit të Asociacionit për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës, kam zhvilluar një telefonat 2 orëshe me drejtorin e EQAR në Bruksel, i cili njehërit është nga Gjermania. Ne, kemi nda pikëpamje të njejta profesionale dhe ligjore dhe kemi analizuar bashkerisht mundësit për të kthyer Kosovën në EQAR. Ai tha se deshira e tij më e madhe është që Kosova të kthehet në EQAR dhe do të bëje çmos me gjet mundësinë për ta kthyer, mirëpo pa garanci dhe ndryshim të ligjeve nga Qeveria për të pamundësuar në të ardhmën shkarkimin e tërë bordit pa arsyje urgjente dhe e bazuar në prova, ankesa nuk do të rezultoj me sukses. Sipas EQAR, qeveria ka dhënë përgjigje por përgjigjet nuk kanë pasur informacionet që i ka pritur EQAR”, thotë Murtezi.

Ndërkohë dje është mbajtur një seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës ku është kërkuar përgjigje nga ministri Bytyqi për largimin e Kosovës nga EQAR-i i cili mund të rrezikojë njohjen e diplomave të studentëve kosovarë nga institucionet ndërkombëtare./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme