Shqiptarët sot shënojnë 7 Marsin, Ditën e Mësuesit.
Për nderë të kësaj dite do të shënohen aktivitete në mbarë Kosovën në të cilat do të përfshihet edhe kryeministri, Albin Kurti, e Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Aktivitetet:
09:00 – 11:00
Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, organizon disa aktivitete.
Agjenda:
09:00 – Përurohet pllaka në shtëpinë e familjes së Ibrahim Gashit, ku gjatë viteve 1991-1998 është zhvilluar procesi mësimor për nxënësit e shkollës së mesme të muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë. Merr pjesë kryeministri Kurti dhe ministrja Nagavci.
09:45 – Kryeministri Kurti dhe ministrja Nagavci vizitojnë shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Elena Gjika”.
11:00 – Mbahet manifestimi kryesor për nder të 7 Marsit, ku edhe do të ndahet çmimi “Shaban Jashari” për mësimdhënësin e dalluar. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”)
11:00 – 14:00
Organizata “Global Shapers” organizon një protestë për cilësi në arsim. Protesta nis në ora 11:00 para zyrave të SBASHK-ut, pastaj do të vazhdoj marshimi përgjatë rrugës “Agim Ramadani” dhe do të përfundojë në ora 14:00 te udhëkryqi para Ministrisë së Arsimit. (Te SBASHK-u/ MAShTI)
12:00
Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme. Rendi i ditës: Shënimi i 7 Marsit – Ditës së Mësuesit. (Ndërtesa e Kuvendit)/arbresh.info/
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...