Për të përmbushur njërën nga objektivat e veta kryesore, konkretisht edukimin mjedisor përmes aksioneve mjedisore,organizata joqeveritare Green Art Center – Prishtina (GAC) në bashkëpunim me komunitetin, në vazhdimësi zhvillon aktivitete që ndikojnë në mënyrë direkte në zgjidhjen e problemeve mjedisore për komunitetin.
Falë mbështetjes financiare të Ambasadës Finlandeze për projektin “EcoFriend”, përkrahjes së komunës së Prishtinës,kompanisë Pastrimi dhe përkushtimit të grupit të prindërve të shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, GAC është duke u përpjekur të zgjidhin njërin prej problemeve disavjeçare të shkollës.
Zhvendosja e kontejnerëve prej hyrjes së shkollës, sanimi i lokacionit dhe ndreqja e hapësirës në hyrje të shkollës janë disa prej aktiviteteve që sot në bashkëpunim përkrahësit e aksionit dhe me klubin e gjelbërt të shkollës janë zhvilluar.
Në ditët në vijim, Klubi i gjelbër i shkollës “Meto Bajraktari” do të zhvillojë takime informuese derë më derë me qytetarët e zonës pranë duke synuar rritjen e vetëdijesimit mjedisor tek komuniteti.
GAC me anë të komunikatës ka ftuar qytetarët që të jenë të përgjegjshëm dhe të kujdesen që të mbajnë pastër hapësirat publike.
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...