Profesori universitar i ekonomisë dhe demografisë, Rifat Blaku, ka kritikuar drejtuesit e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (AShAK) për organizimin e tryezave për interesa private.
Ai ka vlerësuar se tryeza e javës së kaluar ishte dështim, meqë në vend se të diskutohet për migracionin nga njerëzit adekuatë, sipas Blakut, aty u treguan përralla nga disa “anonimusa”.
“Pjesëmarrës në këtë tryezë klandestine ishin disa anonimusa, të cilët në jetën e tyre asnjë shkronjë nuk e kanë shkruar për emigracionin. Të flitet për emigracionin dhe të dëgjosh përralla nga këta anonimusa është më tepër se neveritëse”, ka deklaruar Blaku në një intervistë për “Epoka e Re”.
Ai ka paralajmëruar se do t’i padisë kryetarin e AShAK-ut, Hivzi Islamin dhe anëtarin tjetër të Akademisë, Anton Berishajn, për sjelljen monstruoze ndaj tij, si dhe për keqpërdorim të parasë publike.
“Do t’i padis për mosdhënie të fjalës së lirë akademike, për shkeljen e të drejtave të njeriut, për shkeljen e autoritetit të profesorit universitar si dhe për mashtrim dhe keqpërdorim të parasë publike. Këta po e keqpërdorin Akademinë për tryeza të kota me njerëz diletantë”, ka theksuar ai, duke shtuar se kanë përfunduar arsyet për të qëndruar kjo piramidë spekulative në krye të kësaj Akademie.
“Tregimi për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës është tepër shqetësues, është një tregues i gjendjes se shfrenimit të drejtuesve të saj, që në emër të Akademisë dhe me mjete të popullit të varfër të Kosovës, marrin para të majme, organizojnë tryeza të shpifura me njerëz joadekuatë të grupit dhe hyzmeqarëve të ndryshëm që do të demaskohen së shpejti. Kjo është e padurueshme, kanë përfunduar arsyet që ky grup dhe këta shërbëtorë dhe spekulantë të demaskohen, të përmbysen dhe të groposen. Marsi do ta shpartallojë këtë Akademi. Në qofsha unë gjallë, këta ose kanë me dal me bisht për dere, ose do t’i hedh për dritare!”, është shprehur Blaku.
Keni vazhdimisht të ftohtë? Këto janë arsyet e mundshme pse ...
Po rikthehet modeli legjendar Toyota Celica
Liverpooli dyfishon epërsinë ndaj Real Madridit
Maqedonci: Pjestarët serbë të FSK-së e lanë detyrën për shka...
Pas Mbappes edhe Salah humb penalltinë
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 Nëntorin, Kurti: K...