Kosova ka vetëm një femër akademike. Antropologia Edi Shukriu është e vetmja anëtare femër e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës(ASHAK).
Mungesën e femrave akademike deputetët që janë edhe anëtarë të Komisionit për Arsim e shohin si pasojë e ndërhyrjeve politike dhe procedurave burokratike, ndërkaq nga Akademia e Shkencave premtojnë se në të ardhmen do të ketë më shumë femra me këtë titull.
Kryetari i Komisionit parlamentar për Arsim në Kuvendin e Kosovës Nait Hasani për KosovaPress-in deklaroi se mungesa e femrave akademike në Kosovë po ndodh pasi që kriteret për të qenë pjesë e Akademisë po rregullohen në atë mënyrë që femrave t’u pamundësohet të qenët pjesë e saj. Sipas tij nëse këto kritere nuk do të ishin burokratike atëherë femrat do të kishin edhe guximin për të aplikuar për të qenë pjesë e Akademisë.
Mungesa e femrave në Akademi sipas Hasanit është pasi që një numër i madh i akademikëve ka qenë pjesë e politikës dhe se ata e kanë parë veten më superiorë. Sipas tij, një femër e zg jedhur në Akademi nuk do të thotë se është arritur qëllimi i angazhimit të tyre për të qenë pjesë e Akademisë.
“Një femër e zgjedhur akademike nuk do të thotë se e kemi arritur qëllimin, nuk do të thotë një standard se duhet të ketë kaq femra ose kaq meshkuj, por Akademia është pjesë e dijes dhe këtë dije duhet ta stimulojnë të gjithë edhe bashkërisht, edhe femrat do të jetë pjesëmarrëse e angazhimit të tyre, të cilat do të jenë pjesë e akademisë dhe akademiket tona. Mendoj që politika ka qenë pjesë e rrjedhave, një numër i madh i akademikëve ka qenë pjesë e politikës, dhe ata e kanë parë veten më superiorë deri më tash dhe besoj që edhe kjo do të ndryshojë”, tha Hasani për KosovaPress.
Ndërkaq, kolegia e Hasanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Teuta Haxhiu tha se është brengosëse që në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka vetëm një femër. Ajo thotë se kriteret burokratike po ua mbyllin dyert femrave për të fituar titullin akademike.
“Unë brengosem në këtë rast se në këtë Akademi nuk ka më tepër se një femër. Jam e bindur se femrat janë të gatshme, mirëpo mendoj se edhe këtu politika i ka duart, për fat të keq më së paku është dashur t’i ketë, ngase asnjëherë nuk është dëgjuar zëri i fuqishëm edhe i femrës…Me një fjalë, mendoj që politika edhe aty i ka duart. Ne si Komision e kemi tani Ligjin edhe pretendojmë që me Ligj të rregullojmë edhe tek çështja e kritereve, se mendoj që kriteret janë ato që ndoshta rregullohen në atë mënyrë që i pamundësohet femrave për me qenë pjesë e Akademisë…Pra në qoftë se kriteret nuk janë burokratike konsideroj atëherë se femrat do ta kishin guximin, sepse unë mendoj se nuk iu mungon guximi femrave mirëpo burokracia shumë herë po ua mbyll dyert ”, tha Haxhiu për KosovaPress.
Ndërsa sekretarja e ASHAK-së Lindita Juniku-Pula, tha për KosovaPress se problemi i femrave pakicë nuk është shqetësim vetëm për Akademinë e Kosovës por edhe për ato të rajonit. Ajo tha se në të ardhmen do të bëhen përpjekje që të ketë më shumë konkurrente femra .
“Sigurisht q ë problemi i femrave pakicë në Akademi është shqetësim jo vetëm në Akademinë tonë por edhe në Akademitë e tjera. Nga përvoja ime, nga kontaktet me përfaqësues të Akademive të tjera të rajonit më shumë, çdo kund prezenca e femrave në Akademi pothuajse është shqetësim dhe do të bëjmë përpjeke që në të ardhmen të kemi më shumë femra që konkurrojnë të kenë kualitet dhe të zgjidhen anëtare të akademisë. Vullneti është i mirë edhe këtu që t’u jepet përparësi femrave që të kemi sa më shumë femra akademike në të ardhmen. Dhe shpresoj që në zgjedhjet e ardhshme të kemi edhe kandidate femra por do të kemi edhe femra të zgjedhura”, tha Juniku-Pula për KosovaPress.
Ndërkohë që Nait Hasani sqaron se në Ligjin për Akademinë e Shkencave, që është duke u punuar, Komision për Arsim ka kërkuar që të ketë ndarje të shkencës dhe dijes nga shkenca e politikës.
“Me Ligj nuk përcaktohet ose nuk ndalohet çështja e akademikëve, edhe pse nuk ka femra në Akademi është besoj çështja e një mentaliteti të cilat femrat nuk e kanë ndoshta guximin ose e kanë pas guximin e angazhimit të tyre të mirëfilltë… Por një kërkesë e jona po ashtu është ajo që të paktën ta kemi një ndarje nga shkencat e politikës dhe t’i japim zhvillim shkencës, dijes, universiteteve, njësive akademike dhe ta lëmë politikën jashtë”, tha Hasani.
Por, sekretarja Lindita Juniku-Pula tha se nuk ka asnjë ndalesë që femrat të kandidojnë për të qenë pjesë e Akademisë, duke përmendur faktin që ASHAK e ka një akademike femër. Sa i përket kritereve për të qenë pjesë e Akademisë ajo tha se nuk ka ndonjë kriter i cili e përcakton duke thënë se njerëzit në Akademi zgjedhen për vlerat në fushën e shkencës dhe artit dhe jo për vlerën e punës që e kanë bërë në politikë.
“Nuk mund të themi se kemi ndonjë ndalesë, ne kemi pasur tri femra që kanë kandiduar në zgjedhjet e fundit mirëpo mos procedurave që zhvillohen në akademi profesoresha Edi, them ashtu ka marrë numrin e mjaftueshëm të votave dhe është përzgjedhur anëtare e Akademisë… jo nuk ka kritere, nuk e kemi të përcaktuar me Ligj se duhet apo nuk duhet t’i përkas ndonjë partie politike. Njerëzit në Akademi zgjedhen për vlerat në fushën e shkencës dhe të artit dhe jo për vlerën apo punën që kanë bërë në politikë”, tha Juniku-Pula.
Përndryshe, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, më 13 korrik të këtij vit në prezantimin e Projektligjit për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, para Komisionit për Arsim të Kuvendit të Kosovës, pat thënë se askush nuk mund të ketë ndonjë funksion në Akademi derisa është duke ushtruar ndonjë funksion politik apo shtetëror.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...