Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në ditën e parë të mësimit për vitin shkollor 2017-2018 ka vizituar shkollat “Ismail Qemali” dhe “Faik Konica”, për t’iu dëshiruar nxënësve dhe personelit arsimor fillim të mbarë.
“Si Komunë në vazhdimësi jemi angazhuar në ngritjen e cilësisë në arsim, duke pasur kujdes të shtuar në përzgjedhjen e kuadrove si dhe duke i bërë investimet e nevojshme në përmirësimin e infrastrukturës shkollore, me theks të veçantë në furnizimin e kabineteve lëndore me të gjitha materialet e nevojshme. Investime të ngjashme janë bërë edhe në shkollën “Faik Konica”, ku tanimë ka përfunduar edhe ndërtimi i ankesit të ri”, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës./arbresh.info/
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...