Sot, Dekan i ri i Fakultetit të Arteve të Bukura të Universitetit të Prishtinës, është zgjedhur profesori i Regjisë së Teatrit, Agim Selimi. Anëtarët e Këshillit të Fakultetit atij ia dhanë 24 vota, përderisa kundërkandidati, Jeton Ahmetaj, merr 16 votza.
Selimi është profesor i Regjisë së Teatrit të Universitetit të Prishtinës që nga viti 1999. Ndërkaq, në vitet 1997-1999 ishte ligjërues në Akademinë e Arteve të Bukura të Tiranës, ku ka dhënë lëndët Regji e Teatrit dhe Mjeshtëria e Aktorit.
Selimi po ashtu ka të mbaruar Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ndërkaq ka kryer specializimin për Psikiatri në Qendrën Klinike Universitare “Nëna Tereze”, të Universitetit të Tiranës. Pas luftës njihet kontributi i tij si psikiatër i Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (KRCT), duke ndihmuar klientët e shumtë me probleme të stresit postraumatik
Selimi ka afro 30 shfaqje teatrale të inskenuara si regjisor, shumë nga të cilat janë shpërblyer. Ai madje është shpërblyer edhe për punën e tij si aktor. E, edhe studentët e tij dhe ish-studentët e tij shquhen për kreativitet në artin skenik të Kosovës.
Në Fakultetin e Arteve të Bukura është mirëpritur emërimi i tij në këtë post.
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...