Google ADS

Afati i dytë në Universitetin e Gjilanit, vende të lira vetëm për 779 studentë

17:53 | 19 Shtator 2016
Arbresh.info

Afër 800 brucoshë do të kenë mundësi të bëhen student të Universitetit të Gjilanit. Kjo pasi sot është mbajtur provimi pranues i konkursit të dytë plotësues në këtë universitet.

Shpresë Qamili, Prorektore për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve, tha se procesi i testimit ka shkuar mbarë dhe se nuk ka pasur ndonjë parregullsi.

“Universiteti “Kadri Zeka”, në vitin e parë të studimeve, në afatin e dytë të konkursit plotësues për pranimin e studentëve në studimet themelore – bachelor në vitin akademik 2016/2017, do të regjistrojë 779 studentë të rregullt, ku përfshihen studentët që i takojnë familjes së ngushtë të dëshmorëve, student nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet jo-shumicë.Kësaj radhe kandidatët nga Kosova kanë patur mundësinë të aplikojnë vetëm ne Fakultetin Ekonomik, pasi që në këtë Fakultet kanë mbetur vende të lira, por këtë mundësi nuk e kanë patur kandidatët tjerë nga Kosova që kanë shprehë dëshirën të jenë pjesë e Fakultetit të Edukimit, Fakultetit Juridik dhe Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, ku vendet për studim janë plotësuar në afatin e parë të konkursit”, thuhet në një komunikatë të këtij universiteti.

Rezultatet e provimit pranues do të shpallen në ueb faqen e universitetit deri më 22 shtator 2016. Regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet në administratën e njësive akademike, nga data 26. 09. deri më datë 30.9, prej orës 9:00 – 15:00./

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme