Abetarja Kombëtare në gjuhën shqipe, e cila përdoret në shkollat në Shqipëri dhe Kosovë, si mjet mësimor do të përdoret edhe në shkollat me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi, transmeton Malësia.
Ky është propozim që Instituti për tekstet shkollore dhe mjeteve mësimore do t’ia dërgojë Këshillit Kombëtar të Arsimit, njoftohet nga Ministria e Arsimit të MZ.
Grupi punues për analizën e programeve shkollore për arsim në gjuhën shqipe, i cili është themeluar më 6 qershor 2015, zhvilloi një takim në të cilin diskutuan strategjitë dhe planin e tij.
” Grupi punues është formuar për të diskutuar programet shkollore për lëndët mësimore që janë të rëndësishme për ruajtjen e identitetit kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi: gjuhës dhe letërsisë shqipe, historisë, gjeografisë, natyrës dhe shoqërisë, kulturës muzikore dhe artit figurativ, elimininimin e mangësive në tekstet shkollore si dhe shqyrtimin e nismave të ndërmarra nga Këshilli Kombëtar i shqiptarëve në Mal të Zi “, njoftohet nga Ministria e Arsimit.
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...